Aktori i njohur Laert Vasili ishte sot i ftuari i Flavio Qarri në KafeIN. Ndryshe nga daljet e fundit mediatike ai erdhi për të promovuar shfaqjen e tij të fundit teatrore "Kreditorët". Flavio i tha që më në fund po fliste për artin e tij dhe jo më për çështjet e nxehta të ditës. Nga ana e tij Laert tha se e drejta për të shprehur opinionet dhe detyra për t'i thënë ato është një akt qytetarie.
Ai foli për veprën që do jetë edhe këtë fundjavë te Arturbina dhe e përshkroi si një thriller erotik me një studim të thellë të njeriut. Ai tha se Tirana ka një publik që shkon për t'u thelluar në teatër e jo thjesht për zbavitje. Vepra flet për borxhin shpirtëror në një trekëndësh dashuror.
Nga ana tjetër Flavio e ngacmoi edhe për çështje personale dhe rastet kur i ka prishur punë fakti që thotë ato që mendon shpesh. Ai rrëfeu historinë me një vajzë të cilën nuk duhet ta humbisni dhe e gjeni në linkun e mëposhtëm: