Për aktoren e re simpatike Laura Nezha në mjedisin e artit në Shqipëri mungojnë kushtet për afirmimin e ikonave të rinj.
Me humbjen e disa emrave të mëdhenj të skenës, lind nevoja për yje të rinj por a është e lehtë që ata të shkëlqejnë?
Laura Nezha është një yll në ngjitje dhe gjatë bisedës në studion e KafeIn, me moderatorin Flavio Qarri ka treguar se po punon fort për disa vepra teatrale që pritet të vihen në skenë gjatë këtij sezoni.
“Mbretëresha e Bukurisë” pjesa teatrale që po vihet në skenë në në Teatrin Eksperimenatal, me regji të Kiço Londos, është një prej tyre.
“Uroj të mbyllet me sukses sezoni i pranverës. Deri atëherë do të jem tepër aktive pasi me mbylljen e shfaqjes tjetër teatrale “Antigona” do të startoj me një tjetër vepër në teatër. Unë po punoj shumë”, tha aktorja Laura Nezha.
Modeli i saj i preferuar në planin professional është Yllka Mujo, aktorja e vjetër dhe e talentuar e ekranit dhe teatrit shqiptar, rolin e së cilës ajo luan në këtë vepër.
Ndiqni në videon më poshtë intervistën e zgjeruar të aktores Laura Nezha