INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/ “Le Iene” trajton Kanunin, Ben Andoni: Qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve [VIDEO]

KafeIn/ “Le Iene” trajton Kanunin, Ben Andoni: Qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:34 11-02-2019

Kanuni shqiptar është bërë temë e emisionit të njohur investigativ Italian “Le Iene” , për shkak të vrasjes së një punëtori shqiptar nga një shtetas italian.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘KafeIn”, gazetari i njohur Ben Andoni tha se në Itali është i njohur ky ligj pasi në Italinë e Jugut, Kanuni Italian vijon të jetë aktiv.
Ndërkohë që sipas gazetarit, tek ne aktualisht Kanuni ka humbur koncepti klasik i tij.
“Kanuni funksiononte kur kishte kushtet për të ekzistuar, që do të thotë kishte kuvendin, pleqësinë dhe ndërpleqësinë.
Por sot ne s’mund të kërkojmë Kanun në një vend ku ajo nuk ekziston dhe kjo na nxjerr pak arkaik.
Sot po abuzohet me këtë concept. Ti mund të hakmerresh apo të kërkosh drejtësinë, por kjo s’lidhet me Kanunin”, tha gazetari Ben Andoni.
Në lidhje me trajtimin e temës nga media italiane, gazetari tha se është më shumë qasje negative dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.
Ndiqni intervistën e plotë në video

Article Logic
Execution time: 0.0023460388183594