Sot me Flavio Qarrin në KafeIN në IN Tv ishte deputeti i PD, Luciano Boçi. Pas fitores së fëmijëve të fshatit Mengel në Elbasan për t'u rikthyer në shkollë, z. Boçi zbuloi disa të dhëna më shumë rreth asaj ngjarje ku u dhunuan fëmijë e nëna që protestonin për të drejtën për t'u arsimuar.
Sipas z. Boçi prapa godinës së shkollës qëndron një bazë ushtarake e cila tashmë i është dhënë një miku të afërt të Edi Ramës.
Qellimi i vertete ka qene zhdukja e godinës së shkollës në Mengel pasi biznesi që do ngrihet në territorin e repartit ushtarak do kishte një akses direkt me rrugën nacionale.
Luciano BoÖi deklaroi se gjatë protestës kuptuan që edhe pse e kishin lënë të degradonte, godina e shkollës në fakt kishte nevojë vetëm për bojë e jo ato që u pretenduan nga ministria.
I pyetur per rastin Babale dhe Xhisiela, Boçi i konsideroi manipulime të zyrës së shtypit të qeverisë. Ai tha se pavarësisht deklaratave mbetet komunikimi në celular mes Xhafajt dhe Veliut.