INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Lufta kundër informalitetit, Eduard Dani: Kasat fiskale nuk do të hiqen [VIDEO]

KafeIN/Lufta kundër informalitetit, Eduard Dani: Kasat fiskale nuk do të hiqen [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 01-08-2019

Specialisti i drejtorisë ligjore dhe teknike në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Eduard Dani, tha sot gjatë intervistës në "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri tha se kasat fiskale nuk do të hiqen.
Pr.ligji për fiskalizimin online, që pritet të diskutohet në kuvend gjatë muajit shtator, sipas specialistit Dani, synon që transaksionet të bëhen online.
"Kasat do t'i përshtaten sistemit të ri online, dhe ata do të pasqyrojnë të gjitha faturat apo kuponat tatimorë. Nga janari 2020 do të nisë zbatimi", tha Dani.
Në muajt në vazhdim sipas tij, do të bëhet dhe monitorimi dhe do kuptohet cfarë do të bëhet me kasat fiskale.

Ai ka kundërshtuar zërat se kjo është gjueti shtrigash, por është aksion për informalitetin, me qëllim respekimin e ligjit.

"Si përfaqësues i Tatimeve them se ne i trajtojmë tatipaguesit njësoj të gjithë. Të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet ekonomik duhet të regjistrohen. Më pas cdo gjë që shet, duhet të lëshosh kupon tatimor, që të jesh në rregull me ligjin", tha specialisti i Drejtorisë së Tatimeve, Eduard Dani.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828