Anëtari i KQZ Bledar Skënderi i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri deklaroi se nuk ka asnjë shans që të mos zhvillohen zgjedhjet vendore.
Skënderi deklaroi se sot kanë mbërritur nga jashtë fletët e votimit dhe gjithccka është gati për datën 30 qershor.
“Për zgjedhjet e vitit 2017 nuk ka asnjë ankesë nga ana e opozitës. Në Kolegj Zgjedhor nuk ka asnjë proces ankimimi ndaj përgjegjësia e KQZ është zero”, u shpreh anëtari i KQZ Bledar Skënderi.
Sa i takon përgjimeve, Skënderi tha ccështja e blerjes së votave nuk është ashtu sicc paraqitet në media.
“Nuk besoj se është fenomen. E njoh procesin zgjedhor shumë mirë pasi kam qenë në të gjitha hallkat dhe ju them se nuk është ashtu sic thuhet në media”, tha anëtari i KQZ, Bledar Skënderi.
Në lidhje me përplasjet në bashkitë ku kryetarët janë të opozitës, Skënderi tha se nuk është detyrë e tyre të merren me dekretin e presidentit.
“Kryetarët e bashkive të djathta po stimulojnë luftë civile”, tha Skënderi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë