INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/”Lufta” për teatrin, Aldo Bumçi: Rama e trajton parlamentin si noter privat [VIDEO]

KafeIN/”Lufta” për teatrin, Aldo Bumçi: Rama e trajton parlamentin si noter privat [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 30-07-2019

Ish-ministri i Kulturës në kohën e qeverisjes së PD, Aldo Bumçi, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se nuk është debati tek teatri por tek toka që po kërkohet ta vjedhin qeveritarët.
Bumçi tha se Rama po e përdor parlamentin si noterin e tij privat duke çuar ligje që e favorizojnë vjedhjen e madhe të pronës publike.
I pyetur për aksionin e radhës së opozitës në mbrojtje të teatrit dhe denoncimit të kësaj afere të radhës sipas tij, Bumçi tha se lëvizja politike deri më tani ka rezultuar e suksesshme.
“Kjo energji e madhe opozitare u ngrit nga PD. Që nga dorëheqja e Xhafës si ministër i Brendshëm. Shihni zgjedhjet e 30 qershorit. Ato ishin votime. Nuk ka datë zgjedhjesh, sipas dekretit të presidentit ekziston data 13 tetor. Qytetarët iu përgjigjën thirrjes për bojkot të zgjedhjeve më 30 qershor”, tha ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.
Ndiqni intervistën e plotë

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111