Për intelektualët, kriza politike ka çuar në dekandencë politike dhe etike gjithë institucionet politike, në një paralizë që po shkon drejt banalitetit.
Pedagogia e filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Majlinda Keta gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka qenë e ashpër ndaj qeverisjes së Rmaës duke e cilësuar atë se ndodhet në parametra jashtë normales.
“Pushtetet që ka zotëruar si politikan e kanë konsumuar shumë. Ai po dehet nga pushteti ndërkohë që vendi po shkon në fatalitet. Nuk ka më PS, sepse pas përgjimeve duhet të kishte katarsis, por historia sic duket përsëritet. Unë kam përjetuar kohën e protestave “Nano ik” pas të cilave ishte Rama.
Sot rasti i Ramës është komplet ndryshe”, tha pedagogia Majlinda Keta.
Sipas saj, ka vdekur zëri i arsyes brenda PS dhe Rilindja e mbylli ciklin e saj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë