Si çdo vit, më datë 30 prill, në ditën ndërkombëtare të Jazz, nis Maratona e Sëing dhe Jazz që starton me udhëtimin me tren drejt Shkodrës, e për të vazhduar me koncertet live në rrugët e qytetit.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, Luisa Belli Laura, koordinatore e këtij aktiviteti tha se moshat që e pëlqejnë janë mbi 25 vjeç.
“Të gjithë ata që e duan muzikën jazz janë të ftuar t’i bashkohen këtij aktiviteti. Vitin e shkuar na u bashkuan dhe gjimnazistët e qytetit të Shkodrës”, tha koordinatorja e “Maratona e sëing dhe jazz”.
Atmosfera që krijohet gjatë këtij aktiviteti, sipas koordinatores që jeton prej 12 vitesh në Tiranë, është e mrekullueshme.
“Veshjet e këtij viti do të jenë të viteve ’40-’50, por gjithkush mund të gjejë diçka që i përshtatet kodit të caktuar nga ne. Aktiviteti mbyllet me koncertin live në teatrin “Migjeni” ku në fund të koncertit të gjithë ngjitemi në skenë e festojmë”, u shpreh organizatorja e këtij aktiviteti Luisa Belli Laura.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë