Maratona e këngës qytetare starton sot në qytetin e Durrësit dhe Blerina Matraku është një prej këngëtareve pjesëmarrëse.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se publiku shqiptar ka shije muzikore dhe e dallon muzikën e bukur.
“Publiku shqiptar e kupton kur këndohet live, e kupton kur këngëtarja performon mirë.
Por ajo çfarë vërehet, është një treg muzikor në kaos, muzikën live e gjen rëndom vetëm në klube dhe evente familjare”, tha Blerina.
Sipas këngëtares Blerina Matraku, kompozimet e saj këtë verë janë më afër popullit dhe kënga e saj këndohet shpesh në ceremoni dasmash.
E pyetur për shijet e saj muzikore, Blerina pohoi se në fillimet e saj ka pasur preferencë muzikën rep apo hip hop.
“Para shumë vitesh dëgjoja shumë muzikë të tillë por në atë kohë nuk ishte shumë e përhapur”.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë