INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Marius Dervishi: Nga bodyguard në aktor humori, si u bëra i famshëm në rrjetet sociale [VIDEO]

KafeIN/Marius Dervishi: Nga bodyguard në aktor humori, si u bëra i famshëm në rrjetet sociale [VIDEO]

Publikuar më: 13:04 13-05-2019


Ai është njohur në rrjetet sociale për videot humoristike ku imiton emigrantët që flasin gjuhët e huaj në vendet ku jetojnë e punojnë.
Marius Dervishi i ftuar në emisionin “KafeIN” , gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se ideja e krijimit të videove ka qenë spontane e me pas vendosi të punojë në këtë fushë.
“Kam mbaruar administrim-biznes dhe duket sikur s’kam lidhje me aktrimin, por duket se kam talent në imitim.
Tani kam dëshirë t’i kushtohem xhirimeve të filmit me metrazh të shkurtër, përvec videove humoristike që i bëj.
Në filmin që po xhiroj jam vetë producent, regjisor dhe aktor kryesor”, tha Mariusi.
I riu ka treguar se më parë punonte security dhe bodyguard për biznesmenë në Tiranë.
Filmi “Sedër” që po xhiron është dramë dhe ka një buxhet prej 30 mijë euro dhe më 25 qershor ai do transmetohet në kinema.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209