INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Marsela Çibukaj tregon kur publikon albumin dhe rrëfen një histori dashurie personale [VIDEO]

KafeIN/ Marsela Çibukaj tregon kur publikon albumin dhe rrëfen një histori dashurie personale [VIDEO]

Publikuar më: 13:07 25-10-2018

Flavio Qarri, sot në mëngjes intervistoi këngëtaren e talentuar Marsela Çibukaj. Një intervistë e mbushur plot humor dhe informacion. Marsela foli për punën që po bën aktualisht në studio për albumin e saj të ri, me materiale ekskluzive. Sipas saj është detyra e një artisti të shprehë periudhën personale, nëpërmjet një albumi edhe pse nuk është më një trend në Shqipëri.

E pyetur se në cilën periudhë ndodhet ajo vetë, Marsela tha: Jam në një fazë të çuditshme ku po rritem, por me kënaqësi i rikthehem edhe të shkuarës, por jo me nostalgji. Ajo gjithashtu foli për mundësinë e bashkëpunimit me reperat e momentit, pa e përjashtuar qoftë edhe Feron…

Marsela preku pak abuzimin e portaleve me figurat e ndryshme, duke harruar se një pjesë e madhe kanë familje konservatore sidomos kur abuzojnë me titujt.

Këngëtarja e dashur për publikun duke folur për horoskopin, tregoi për një rast kur në horoskop kishte lexuar që duhej të deklaronte dashurinë, por nuk i kishte ecur shumë. Ajo tha se kishte mbledhur gjithë guximin e saj dhe i kishte shkruar një mesazh sa një roman një djali ku i shprehte dashurinë. Mirëpo përgjigja e djalit, kishte qënë thjesht një: Faleminderit. Mos e humbisni intervistën e Marselës në KafeIN në link-un e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053