INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Matura Shtetërore, Agim Alia: Gjuhët e huaja, rekord për kalueshmërinë [VIDEO]

KafeIN/Matura Shtetërore, Agim Alia: Gjuhët e huaja, rekord për kalueshmërinë [VIDEO]

Publikuar më: 13:08 03-07-2019

Drejtori i qendrës së zhvillimeve arsimore në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Agim Alia, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, tha se provimi i gjuhës së huaj ka pasur kalueshmërinë më të lartë , rreth 96.7 përqind ndërsa matematika rezultatet më të ulëta.
“Ne sapo kemi shpallur rezultatet e provimit me zgjedhje kemi shpërndarë certifikatat e notave të Maturës për të rinjtë që duan të aplikojnë në universitetet e huaja.
Analiza e vlerësimit të notave të marra në provimet e maturës shtetërore, për maturantët në zonat rurale dhe ato urbane është një proces që kryhet çdo vit nga agjencia dhe u dërgohet për dije drejtorive arsimore”, tha drejtori i qendrës së zhvillimeve arsimore Agim Alia.
Në lidhje me akuzat e PD për publikimin e testit para përfundimit të provimeve, zoti Alia tha se nga Agjencia Kombëtare e Provimeve u morën të gjitha masat për menaxhimin e procesit.
Në fund ai i ka bërë apel maturantëve të zgjedhin programet e studimit ku ndjehen më të zotë.
“Në periudhën 30 korrik-5 gusht, maturantët aplikojnë për studimet në universitete dhe ata duhet të zgjedhin degën ku ndjehen më mirë”, tha përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111