INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KafeIN/ Maturantë, ja cilat janë gabimet që s'duhen bëre gjatë aplikimit për universitet !

Publikuar më: 14:24 26-07-2018

KafeIN sjell sot në studio, temën me më shumë interes për të rinjtë, maturantë .
Brenda 5 ditësh, respektivisht gjatë periudhës 30 korrik-4 gusht 2018, kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta, pas pagesës së tarifës së aplikimit do të aplikojnë në portalin U-Albania, nëpërmjet formularit online të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare.

Aplikimi kryhet nga maturantët që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm; plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin përkatës akademik.
Kandidatët zgjedhin deri në dhjetë programe studimi nga lista e programeve të studimit.

Të gjithë kandidatët duhet të dinë se portali U-Albania nuk do të pranojë aplikime nga ata, të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave për programet e ciklit të parë të studimeve. Brenda datës 28 korrik 2018, në formë elektronike percillet për çdo maturant/kandidat: ID e maturës; numri personal i maturantit/kandidatit; notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme; rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore; mesatarja e të gjitha viteve të shkollës së mesme; mesatarja e provimeve të Maturës Shtetërore; mesatarja e përgjithshme e përllogaritur sipas vendimit të Këshillit të Ministrave; si dhe indekset e profileve të shkollave të mesme.
Do të jetë data 28, dita kur do të afishohet edhe lista e fituesve. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838