INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Mbrëmja e Maturës, Ujvara: Vajzat “të çmendura” pas fustaneve, shpenzojnë dhe 13 mijë euro [VIDEO]

KafeIN/Mbrëmja e Maturës, Ujvara: Vajzat “të çmendura” pas fustaneve, shpenzojnë dhe 13 mijë euro [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 14-06-2019

Ajo është një makep artiste e njohur dhe përveç personazheve VIP, në muajin qershor zbukuron dhe maturantet për mbrëmjen e Maturës.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, Ujvara Hajdari ka treguar se gjatë sezonit të mbrëmjeve të Maturës ka vërejtur dhe shpenzime marramendëse për këtë event nga prindërit e vajzave të reja.
“Më ka rastisur të shoh fustan të një marke të njohur mjaft të shtrenjtë, ku çmimi ishte diku tek 13 mijë euro.
Më duket mjaft e shtrenjtë për një event të tillë.
Sikurse kam parë dhe vajza që kanë marrë hua fustanin tek mikeshat e sa.
Sa i takon grimit, Ujvara ka këshilluar vajzat e reja të mos imitojnë askënd, por të jenë sa më afër natyrales.
“I këshilloj të mos bëjnë gabime duke dashur të imitojnë personazhet e njohura të shoëbiz-it. Thjeshtësia do t’i hijeshojë më shumë”, tha makepartistja Ujvara Hajdari.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498