INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Meditimi mënyrë jete, Anil Chandwani: Përreth nesh ka njerëz që mashtrojnë [VIDEO

KafeIN/Meditimi mënyrë jete, Anil Chandwani: Përreth nesh ka njerëz që mashtrojnë [VIDEO

Publikuar më: 13:38 21-05-2019

Meditimi është shndërruar në trend që po praktikohet gjithnjë e më shumë dhe në vendin tonë.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, mësuesi i meditimit i shkollës së OSHO, Anil Chandëani tha se meditimi është shkencë për botën e brendshme.
“Kam studiuar meditimin në shkollën e OSHO. është një emër që thërret nga gjithë bota njerëz në qendrën e tij të meditimit dhe miliona njerëz e kanë predikuar meditimin e OSHO në 45 vitet e fundit”, tha mësuesi i meditimit Anil Chandëani.
Ai theksoi se meditimi është mënyrë jetese, ka shumë shkolla por dallimi është tek teknika.
“Ka shumë dyer për të arritur nivelin e lartë të meditimit. Meditimi të bën të ndërgjegjshëm, më i relaksuar’, tha Chandëani.
Sipas tij ka shumë biznesmenë që predikojnë dhe e praktikojnë meditimin.
Sa i takon njerëzve të rremë që predikojnë meditimin, mësuesi i meditimit Anil Chandëani tha se rreth botës ka shumë të tillë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293