INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Meditimi, një guru shqiptar shpjegon arsyet e trendit të ri në Shqipëri [VIDEO]

KafeIN/Meditimi, një guru shqiptar shpjegon arsyet e trendit të ri në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 11:35 10-04-2019

Seancat e yogës dhe klasat e meditimit janë trendi më i ri që po përqafojnë sot shqiptarët.
I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, guruja Sheki Useini, mësues shpirtëror shpjegoi arsyet pse ky trend po numëron ccdo ditë e më shumë persona.
“Mësuesi shpirtëror të mëson gjëra interesante për meditimin. Meditimi të ndihmon të kthehesh në kohën e tashme, pasi mendja nuk është asnjëherë koherente, ose në të shkuarën ose në të ardhmen.
Unë jam trajnuar në qendrën ndërkombëtare të meditimit në Indi, “Osho”.
Në Prishtinë, në datat 18-19 maj do të vijë një nxënës të Osho, për të na treguar teknikat e meditimit”, tha guruja Usein.
Guru sipas tij do të thotë një njeri i aftë të mënjanojë errësirën nga rrugëtimi jetësor.
Usein tha se ky term është keqpërdorur.
“Ata që nuk e kuptojnë gjenezën e një koncepti, e keqpërdorin”, tha guruja Sheki Usein.
Ndiqni intervistën e plotë në video

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508