INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ministria e Shëndetësisë: Askush nuk do të vuajë më nga i ftohti [VIDEO]

KafeIN/ Ministria e Shëndetësisë: Askush nuk do të vuajë më nga i ftohti [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 16-01-2019

Sot në KafeIN me Flavion ishte drejtoresha e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë zonja Merita Xhafaj. Ajo foli për masat e marra në këtë stinë të ftohtë në të gjithë institucionet e varësisë dhe jo vetëm.

Zonja Xhafaj deklaroi se tashmë spitalet, azilet dhe më gjërë ishin pajisur plotësisht që të mos kishte më pacientë apo të moshuar apo persona me kufizime fizike që të vuanin nga i ftohti. Sigurisht ajo duroi edhe ngacmimet e herëpasëhershme të Flavios i cili e pyeti me detaje për mënyrat e ngrohjes dhe denoncimet e ndryshme në media në javët e fundit të këtij dimri goxha të vështirë për Shqipërinë.

Sigurisht u pyet edhe për endacakun që humbi jetën tek dera e urgjencës dhe zonja Xhafaj deklaroi se ka një hetim në zhvillim e sipër për rastin duke thënë se përtej përgjegjësive institucionale apo personale, ajo ishte një ndodhi jo dinjitoze për ne si shoqëri, për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625