INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Mjeku italian Emiliano Giampa: Dhurimi vullnetar i gjakut duhet të mësohet në shkolla [VIDEO]

KafeIN/Mjeku italian Emiliano Giampa: Dhurimi vullnetar i gjakut duhet të mësohet në shkolla [VIDEO]

Publikuar më: 12:30 31-05-2019

Ai është një mjek fizioterapist italian dhe prej dy vitesh punon si mjek vullnetar në fushatat që organizon Kryqi i Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar i gjakut.
Emiliano Giampa gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se pa dhurimin e gjakut gati gjysma e spitaleve nuk do të funksiononin.
“Thjesht për një operacion apandesiti duhet gjak në dispozicion i menjëherëshëm për të përballuar komplikacionet që mund të shfaqen.
Pra dhurimi vullnetar i gjakut nuk lidhet me sëmundje afatgjata që kanë nevojë për gjak, por secili ka nevojë për gjak në jetë”, tha mjeku Italian Emiliano Giampa.
Sipas mjekut Giampa, në Shqipëri nuk ka ende kulturë për dhurimin vullnetar.
“Në Itali dhurojnë pothuajse të gjithë. Ne mësojmë që fëmijë për rëndësinë e të dhuruarit gjak në mënyrë vullnetare”, tha mjeku Giampa.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543