INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Moderatorja e njohur Ami Bekteshi: Pas radios pasioni im i ri, gatimi! [VIDEO]

KafeIN/Moderatorja e njohur Ami Bekteshi: Pas radios pasioni im i ri, gatimi! [VIDEO]

Publikuar më: 13:09 12-04-2019

Moderatorja e njohur e emisioneve të radios Amantia Bekteshi, ka rrëfyer për emisionin “KafeIN” në INTV, jetën e saj të re në Kanë, Francë.
Pas mikrofonit, pasioni më i ri i saj është gatimi. Duke shfrytëzuar hapësirën virtuale, Ami ka hapur një blog në Instagram ku ndan me miqtë receta të ndryshme ushqimi.
“Nuk e kam kuptuar se, sa shumë është rritur blogu “Renamour_fait_avec_amour” që nga dita kur nisa t’i përkushtohem. Është si fëmija që ti e sheh çdo ditë e të duket njësoj por më vjen mirë që janë shtuar dashamirësit e tij me të cilët bisedojmë jo vetëm për ushqimin por dhe hallet e përbashkëta për fëmijët”, tha Ami.
E pyetur për pasionin e parë të saj, radion, moderatorja e njohur me një përvojë 13-vjeçare në radio u shpreh se nuk do të shuhet kurrë.
“Instiktivisht edhe sot më vijnë në mend reflekset e punës në radio, impostimi i zërit apo frymëmarrja sidomos kur bisedoj në telefon me miqtë.
Në planet e mia të ardhshme, pse jo mund të jetë angazhimi në një nga radiot e Kanës, qytetit ku jetoj”, tha moderatorja Ami Bekteshi.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336