Mulah Mike është këngëtar i ri i muzikës rep që jeton e punon në Detroit në SHBA.
Gjatë intervistës në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, Mike tha se prej 16 vjetësh jeton në Detroit dhe mësimet e para të rep-it i ka marrë me grupin muzikor të Eminem.
Sipas Mike, qëllimi i ardhjes në Shqipëri është pjesëmarrja në një koncert të madh me muzikantë të tjerë shqiptarë të muzikës rep që punojnë në vende të ndryshme si mister Elvis, Stine.
I pyetur nga moderatori i emisionit Flavio Qarri, Mulah Mike tha se artisti me të cilin do të dëshironte të bashkëpunonte është Stresi, këngëtari që po shijon lirinë, pas një periudhe kohe në burg.
Mike tha se ndryshe nga Miçigani ku artistët bashkëpunojnë, në Shqipëri nuk e gjen këtë frymë.
“Këtu ka urrejtje mes njëri-tjetrit. Nuk e kuptoj arsyen pse nuk bashkohen”, u shpreh repisti Mulah Mike.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë