Ish-ministri i Arsimit në kohën e qeverisjes së PD, Myqerem Tafaj në një lidhje telefonike me emisionin "KafeIN", tha se protestat e studentëve janë të drejta pasi të rinjtë jetojnë në kushte jo të mira ekonomike. Sipas tij, zëri i studentëve nuk dëgjohet dhe po ashtu edhe zëri i pedagogëve.
"Duhet të protestojnë më shumë sepse tarifat në ciklin e dytë të studimeve janë antikushtetuese, i tejkalojnë tarifat e studimeve. Studentët jetojnë në kushte të këqija", tha Tafaj.
Lidhur me protestën e nesërme, Myqerem Tafaj tha se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit është forca më e madhe e opozitës.
"Qytetarët nuk duan të humbin lirinë dhe demokracinë. Ata nuk e duan Ramën kryeministër dhe qeverinë e tij", tha Tafaj.
Sa i takon 3 letrave publike të Ramës, Ish-funksionari i lartë në qeverinë demokratike tha se këto janë lëvizje milimetrike të kryeministrit në drejtim të zgjidhjes së krizës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë: