INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ndërmarrjet sociale, Denada Seferi: 150 mln lekë nga buxheti i shtetit për 2019 [VIDEO]

KafeIN/Ndërmarrjet sociale, Denada Seferi: 150 mln lekë nga buxheti i shtetit për 2019 [VIDEO]

Publikuar më: 12:18 06-05-2019

Ministria e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale do të ofrojë 150 milionë lekë të reja për vitin 2019,për ngritjen e ndërmarrjeve sociale.
Drejtoresha e programeve të zhvillimit në ministrinë e Punëve Sociale, tha se këto ndërmarrje do të shërbejnë për punësimin e kategorive në nevojë.
"Fondet janë nga buxheti i shtetit dhe kriter për përfituesit e granteve është punësimi i kategorive në nevojë.
Një ndërmarrje sociale do të jetë prodhuese dhe aplikuesi duhet të jetë patjetër shoqatë jofitimprurëse", tha zonja Seferi.
Sipas saj, kusht për ngritjen e ndërmarrjeve sociale është punësimi në masën 30 përqind e kategorive në nevojë, që do të jenë pjesë e skemave sociale, ndihma ekonomikem, pagesa e paaftësisë.
"Janë fonde nga buxheti për përkujdesin social. Nuk janë pjesë e donatorëve të huaj, por janë lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ndaj efektiviteti i tyre duhet të jetë shumë i lartë", tha drejtoresha e programeve të zhvillimit në ministri, Denada Seferi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0040528774261475