INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Në kuvend si deputet, por më 11 maj si protestues, Kujtim Gjuzi: Lleshi dorëhiqet nëse hedh gaz [VIDEO]

KafeIN/ Në kuvend si deputet, por më 11 maj si protestues, Kujtim Gjuzi: Lleshi dorëhiqet nëse hedh gaz [VIDEO]

Publikuar më: 09:53 08-05-2019

Pasi ka marrë mandatin e deputetit më të ri në kuvend, Kujtim Gjuzi nga partia Konservatore e ka cilësuar opozitën jashtë parlamentit si persona që kanë nevojë për të qenë në spitalin psikiatrik, ose pavioni 17 si njihet ndryshe në gjuhën popullore.
Por ai ka deklaruar se do t’i bashkangjitet protestës së lajmëruar në 11 maj.
Gjatë një interviste telefonike në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se nëse policia do të hedhë lëndë helmuese tek protestuesit, partia e tij do ta padisë për genocid.
“Nëse do hedhë lëndë helmuese do të përballet me kërkesën në kuvend nga konservatorët për dorëheqje”, tha përfaqësuesi i konservatorëve në kuvendin e Shqipërisë.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879