Të rinjtë që inkuadrohen për herë të parë në shërbimin ushtarak, mund të punësohen në ushtri në zanatet që ata zotërojnë, kundrejt një page mujore që shkon deri në 40 mijë lekë të reja.
Ministria e Mbrojtjes ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi në shkollat e mesme për të lancuar nismën e saj për ofrimin e kurseve profesionale gjatë shërbimit ushtarak.
Drejtori i Qendrës së Personelit të Rekrutimit, kolonel Isuf Hamati tha se Fieri është qyteti i parë ku ka nisur fushata e orëve të hapura me gjimnazistët.
"Të rinjtë parapëlqejnë të kenë një trup të bukur, të stërvitur dhe ushtria i ofron këto.
Vendet e punësimit ofrohen në të gjithë shërbimet ushtarake në qarqet e vendit.
Ata që duan të shërbejnë në ushtri, kanë mundësi të niihen me kuotat dhe kriteret”, tha colonel Isuf Hamati.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë