Një ditë para testimit të lëndës së Letërsisë, drejtoresha e gjimnazit “Partizani” Luiza Mustafaj, ka porositur maturantët për dy gjëra që sipas saj i penalizojnë në provim.
“I porosis që nuk duhet të lënë pa përfunduar Esenë si dhe nuk duhet të kalojnë përgjigjet në fletën tjetër por cdo përgjigje duhet mbyllur brenda fletës”, tha znj.Mustafaj.
Gjithashtu ajo ka nënvizuar masat e marra për ditën e nesërme ku aparatet celulare nuk duhet të jenë në duart e maturantëve pasi është e ndaluar.
Por ekspertët mendojnë se procesi i maturës ka krijuar konfuzion tek të rinjtë.
Ndricim Mehmeti në një lidhje telefonike ka deklaruar se ndryshimi i rregullores është bërë me prapavijë politike.
“është dhunuar e drejta e maturantit për të qenë i barabartë në garë. Ndryshimi i mesatares së shkollës së mesme një muaj para sezonit të provimeve, është në kundërshtim me rregulloren e përcaktuar për Maturën Shtetërore”, tha zoti Mehmeti.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë