INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/”New York basic education”, shkolla 9-vjeçare ofron standarde të larta mësimdhënie [VIDEO]

KafeIN/”New York basic education”, shkolla 9-vjeçare ofron standarde të larta mësimdhënie [VIDEO]

Publikuar më: 14:13 19-07-2019

Pas universitetit të njohur “New York”, një tjetër institucion arsimor prestigjioz, “New York basic education”, ofron mundësi për një edukim me standarde të larta të mësimdhënies.

E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, përfaqësuesja e “New York basic education”, Merita Dinaj tha se ky institucion arsimor përfshin edukimin e fëmijës që nga cikli parashkollor e deri në klasën e 9-të. Por jo vetëm kaq.
“Ne jemi i njëjti sistem arsimor, fillojmë me kopshtin, parashkollorin, shkollën e mesme dhe universitetin”, tha përfaqësuesja e “New York basic education”, Merita Dinaj.
Zonja Dinaj tha se një nga pikat më të forta është stafi pedagogjik i gjithë sistemit e konkretisht për sistemin arsimor të “New York basic education” janë marrë pedagogët më të mirë.
“Janë mësues me eksperiencë të gjatë në fushën e edukimit, që investohen në pjesën e trajnimit brenda e jashtë vendit”, tha znj.Dinaj.
Sipas saj, çdo klasë nuk do të ketë më shumë se 16 nxënës dhe kjo do ti japë akses mësuesve të punojnë individualisht me secilin prej tyre duke i orientuar drejt suksesit të sigurt në të ardhmen.
“Ne operojmë me kurikulë bazë të miratuar nga ministria në gjuhën shqipe.
Por duke parë prirjen e fëmijëve drejt elektronikës, ne ofrojmë dhe pjesën e sporteve.

Në "New York basic education" zhvillohen koncerte para prindërve çdo 3 muaj duke shpalosur talentin e tyre.
Kjo i bën prindërit të ndihen krenarë”, tha përfaqësuesja e “New York basic education”, Merita Dinaj.
Ajo ka theksuar se historia e suksesit të institucioneve nga rrjedh “Neë York basic education”, është pikë e fortë dhe garanci për suksesin e edukimit të fëmijës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381