Ajo është studente e ekselencës dhe ka përfunduar studimet e larta në degën Kimi Ushqimore në Universitetin e Tiranës.
Polikseni Drazho është përfituese e vendit të punës pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas premtimit të qeverisë pas protestave të studentëve dhjetorin e shkuar.
E ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Polikseni tregoi ditën e saj të punës në administratë.
“Ka qenë gëzim për mua dhe familjen time nisja e punës si inspektore terreni e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Mendoj se rinisë i duhen dhënë shanset për të marrë eksperiencë”, tha Polikseni Drazho.
Si inspektore e re prej 3 muajsh në terren, Polikseni tha se përpiqet të zbatojë ligjin dhe rregulloren për sigurinë ushqimore.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë