INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Nis sezoni i botox, Serena Hoxha: Trend, ndërhyrjet  në shtëpi dhe zyra [VIDEO]

KafeIN/Nis sezoni i botox, Serena Hoxha: Trend, ndërhyrjet në shtëpi dhe zyra [VIDEO]

Publikuar më: 11:53 20-06-2019

Mjekja estetiste Serena Hoxha e ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se me nisjen e sezonit të verës, ndërhyrjet estetike janë më të kërkuarat sot nga vajzat dhe gratë.
Sipas saj, tashmë botox apo fillerat sot aplikohen edhe në shtëpi apo zyra dhe pas disa orësh ato janë gati për të vazhduar aktivitetin e tyre, apo të bëjnë pushime.
“Edhe nëse ka gabime në injektimin e acidit hialuronik, ekziston mundësia e korrigjimit me solucion që e shkrin acidin. Nuk do të rekomandoja ndërhyrjet e përhershme”, tha mjekja estetiste Serena Hoxha.
Sa i takon ccmimeve, estetistja tha se fillerat po kërkohen më shumë dhe nga vajza që kanë dëshirë të mbeten të bukura dhe të reja.
“Fillerat kanë jetëgjatësi 1-vjeccare dhe po kërkohen më shumë. Në klinikë vijnë vajza dhe gra të moshave të ndryshme që duan të ndjehen mirë me veten”, tha mjekja.
Por trend i ndërhyrjeve estetike janë dhe djemtë me orientim seksual të njëjtë (gay) të cilët po kërkojnë të ndryshojnë imazhin e tyre.
“Ata duan të bëjnë buzë apo mollëza dhe e pranojnë këtë, ndërsa të tjerë heteroseksualë duan të mrëmbajnë veten dhe bëjnë botox për eliminimin e rudhave”, tha Serena.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584