Operatorët turistikë shprehen të shqetësuar për pezullimin e prenotimeve në masën 30 përqind të turistëve të huaj.
I ftuar në emisionin "KafeIN" gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, anëtari i Unionit Turistik të operatorëve turistikë, Fatos Cerenishti tha se turizmi i huaj prej 3-4 vitesh është organizuar nga agjenci të mëdha turistike.
Por Durrësi sipas tij është më i preferuari sa i takon prenotimeve të hoteleve në bregdet.
"Gjiri i Durrësit, Golemi, Mali i Robit, vitet e fundit kanë qenë destinacionet e preferuara për turistët e huaj.
Shumë hotele në këto zona kanë kërkesa të mëdha nga turistë që vijnë gati ccdo vit", tha Cerenishti.
Përfaqësuesi i operatorëve turistikë tha se sa i takon cilësisë së plazheve janë vetë hotelet që kanë marrë masat për pastrimin e territorit para ambienteve të tyre.
Por nga ana tjetër duhet më tepër vëmendje dhe nga shteti.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë.