Një ish-drejtor kulture në bashkinë e Tiranës në kohën kur e drejtonte bashkinë lideri i opozitës Lulzim Basha, ka bindjen se do të jetë një rival i denjë përballë Erjon Veliaj në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Arben Skënderi nga Bindja Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tregoi dhe disa detaje të panjohura për jetën e kryeministrit Rama në Paris.
“E kam parë Ramën të vendosur në radhë para katedrales së Notre Dames që priste turistët për tju bërë portrete dhe kam parë se si nervozohej ai kur ata e refuzonin sepse ai nuk ishte për atë punë”, tha Sëknderi.
I pyetur për garën për bashkinë, kandidati i Bindjes Demokratike tha se gara më e rëndësishme dhe e vështirë është të dëgjohen njerëzit e ndershëm dhe t’u jepet atyre besim.
Skënderi tha se ajo çfarë e bëri të largohej nga PD për t’iu bashkuar Bindjes Demokratike ishte mungesa e meritokracisë dhe ky është premtimi i tij për elektoratin.
“Mungesa e meritokracisë, ngjitja normale e shkallëve të karrierës, mungesa e garës, janë problemet që shqetësojnë sot intelektualët sot”, tha kandidati i Bindjes, Arben Skënderi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë