Ruajtja e kulturës dhe traditës ishte një nga temat të cilat u diskutuan sot në KafeIn.
Kur flasim për kulturën dhe traditën nuk mund të anashkalojmë kurrësesi këngën polifonike. Kjo lloj kënge mbart një emocion dhe trajtim të veçantë, i cili shpaloset tek dëgjuesi.
Anxhela Baxhija, një këngëtare e re në moshë tregoi sot në INTv pasionin e saj për të kënduar këngë polifonike. Ajo u shpreh se këtë formë muzike e ka disi të imponuar nga familja e saj pasi këta të fundit e dëgjojnë dhe e praktikojnë të gjithē bashkë.
E pyetur se si ka reaguar shoqëria kur ka dëgjuar Anxhelën për herë të parë duke kënduar në këtë stil, ajo u shpreh se nuk e mbështesnin dhe nuk e simpatizonin këtë veprim të saj. Por ky gjykim zgjati deri në momentin që Anxhela këndoi përpara tyre dhe i bëri për të qarë.
E kush tha se muzika polifonike nuk pëlqehet apo këndohet nga të rinjtë?