INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Operatorët turistikë në alarm: Kriza politike po na largon turistët [VIDEO]

KafeIN/Operatorët turistikë në alarm: Kriza politike po na largon turistët [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 16-05-2019

Kriza politike ka ndikuar direkt tek aktiviteti i operatorëve turistikë.

Shqetësimi është përcjellë në studion e “KafeIN” nga kreu i Unionit të Operatorëve turistikë, Rahman Kasa.
Gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Kasa tha se janë partnerët ndërkombëtarë turistikë që kanë hedhur alarmin për situatën e krijuar në Shqipëri.
Sipas kreut të unionit të operatorëve turistikë, shitjet e ofertave turistike në raport me një vit më parë janë më të ulëta.
“Kancelimi i ofertave tona turistike nga klientët është një prej pasojave të krizës aktuale politike.
Ne duam të punojmë në kushte normale, në situatë të qetë, ndaj politika duhet të gjejë gjuhën e dialogut për të mirën e përbashkët”, tha zoti Rahman Kasa.
Sipas kreut të unionit të operatorëve turistikë, shitjet e ofertave turistike në raport me një vit më parë janë më të ulëta.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721