Neritan Ceka cudit sërish.
Pas deklaratës bombastike e cila u shpërnda në internet ku Ceka gjatë një emisioni televiziv mallkoi qytetarët që do t’i bashkoheshin thirrjes së qeverisë për votime, ish-politikani i vjetër ka shpjeguar kontekstin e deklaratës gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri.
“I qëndroj mallkimeve, por nuk i kam pasur ndaj qytetarëve.
Une jam i bindur se s’do ketë votime në 30 qershor.
Ka folur presidenti duke çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe presidenti është mbi kryeministrin.
Por mallkimet i kam lëshuar ndaj atyre që blejnë e shesin votën. Edhe pse e di që ato nuk i zënë”, tha Ceka.
Ceka madje ka shkuar përtej mallkimeve duke aluduar se më 1 korrik do të vendoset bllokadë nga protestuesit që janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve.
“Po ju them se më 1 korrik do të shkoni me vizë në Kamëz. Pasi ata që nuk duan që zgjedhjet të mbahen janë shumë e nuk mposhten as me polici dhe as me dhunë dhe kjo qeveri e ka mendjen te dhuna.
Por populli është i armatosur dhe kjo do ta ndajë Shqipërinë.
Dhe pikërisht këtë ka pasur parasysh presidenti kur anuloi datën e zgjedhjeve”, tha Ceka.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë