Ai është binjak me vëllanë dhe të dy bashkë këndojnë muzikë rep.
Aggro dhe Pasens kanë pasur dhe bashkëpunim së bashku në një klip.
Dritani ose Pasens sic e ka nickname e tij, ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” dhe gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka treguar për karrierën e tij muzikore.
“Ne jetojmë në Oslo prej 12 vitesh. Në Kosovë kemi jetuar vetëm 5 vjet dhe më pas jeta jonë ka kaluar në mërgim”, tregoi këngëtari i muzikës rep.
Pasens ka treguar dhe për planet e së ardhmes ku një këngë vetëm do të jetë së shpejti në treg.
Djali nga Podujeva tha se koncertin e parë do të donte ta zhvillonte në qytetin e tij të lindjes.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë