Nënkryetari i LSI Petrit Vasili gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” kanë tronditur themelet e qeverisë “Rama”.
Por nga ana tjetër Vasili tha se mediat shqiptare janë sot të frikësuara sepse këto skandale mund të ishin publikuar prej tyre.
“Nëse pengohet media për të publikuar këto skandale, po qytetarët ku do të gjejnë mundësi të shprehin pakënaqësitë e tyre”, u shpreh Vasili.
Sipas tij, nëse do ishte një kryeministër normal, ai do të jepte dorëheqjen pas asaj që u pa një ditë më parë kur një kriminel komandonte drejtuesit e shtetit.
“Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se ccdo ditë që qeveris Rama, janë dhe këta në pushtet bashkë me të”, tha n/kryetari i LSI, Petrit Vasili.
Ai ka akuzuar Ramën se ka blerë mediat, përmes lejeve të ndërtimit që ka dhënë për pronarët e saj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë