Ai ka mall për vendin e tij, sidomos për vendlindjen, Vlorën. Por piktori i njohur Agim Sulaj e ka një peng.
I ftuar në emisionin “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri, në një lidhje me Skype nga shteti fqinj Itali, ai tregoi një nga ëndrrat e tij të parealizuara, vendosjen e “Valixhes së Emigrantit” në shëtitoren buzë detit, pranë portit të Vlorës, për të kujtuar të gjithë emigrantët që u nisën nga ky breg.
Gjatë intervistës, piktori Sulaj tha se kërkesa e tij nuk u realizua për mungesë fondesh
“Shfrytëzoj emisionin tuaj për t’ja propozuar kryeministrit me të cilën jam shok shkolle, sepse kemi piktuaruar bashkë dikur studentë, në kodrat e Kamzës. Edi, eja të punojmë bashkë si dikur, ta realizojmë këtë vepër, si një klithmë në heshtje për të gjithë të rinjtë që të mos braktisin vendin e tyre”, tha piktori Agim Sulaj.
Artisti i njohur ka rrëmbyer çmime ndërkombëtare ku me veprën “Valixhja e Emigrantit” është nderuar në Londër me çmim për artin figurativ.
Në veprat e tij demaskohen problemet shoqërore dhe të individit, duke drejtuar mesazhe nga përgjegjësit e tyre siç janë politikanët.
Ndiqni intervistën e plotë në video