INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Pr.ligji për Median, Lutfi Dervishi: Rrezikohet liria e shprehjes, ka mbivendosje institucionesh  [VIDEO]

KafeIN/Pr.ligji për Median, Lutfi Dervishi: Rrezikohet liria e shprehjes, ka mbivendosje institucionesh [VIDEO]

Publikuar më: 12:01 15-07-2019

Gazetari dhe analisti i njohur Lutfi Dervishi, gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, e ka cilësuar pr.ligjin për median që po diskutohet në komisionet kuvendore, si të cekët dhe të tepruar.
“Të gjitha shqetësimet që ngre pr.ligji si shpifja e fyerja që cënojnë të drejtat e njeriut, janë institucione të tjera që e zgjidhin këtë.
Është një mbivendosje dhe më shumë qëllim për të kontrolluar median.
Në pr.ligj mendohet të vendosen 3-fish gjoba për ata që shpifin apo fyejnë, AMA, AKEP e më pas gjykata. Është e gabuar”, tha gazetari Lutfi Dervishi.
Për zotin Dervishi, ky pr.ligj cënon lirinë e shprehjes dhe ai nuk është dakord.
‘Çështja e fyerjes apo shpifjes zgjidhet me vetërregullim. Është më shumë problem i medias gjobvënëse, pronarë mediash gjobvënës apo gazetarë pa integritet”, tha Dervishi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668