INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Pr.ligji për rininë, Klaudio Pulaha: Po tentohet kapja e shoqërisë civile [VIDEO]

KafeIN/Pr.ligji për rininë, Klaudio Pulaha: Po tentohet kapja e shoqërisë civile [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 04-07-2019

Klaudio Pulaha nga shoqëria civile ka shprehur rezerva ndaj pr.ligjit për Rininë, i hartuar nga ministria e Arsimit që pritet të miratohet në kuvend gjatë këtij muaji.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, përfaqësuesi i shoqërisë civile u shpreh se ligji që po diskutohet aktualisht është antikushtetues.
“Në qoftë se i referohemi Kushtetutës sa i takon shoqërisë civile, apo Konventës evropiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht nenit 11, është e drejta për liri dhe e drejta për tu organizuar.
Por nëse sheh nenet e pr.ligjit aktual të rinisë, këto nene janë në mospërputhje.
Aty thuhet që do të krijohet një Rrjet Rinor por nuk specifikohen kompetencat e tij,”, tha Pulaha.
Sipas përfaqëuesit të shoqërisë civile, ka një tendencë që përmes këtij pr.ligji të kapet rinia, shoqëria civile.
“Ne shohim se këto strukturat e reja që pritet të organizohen sipas pr.ligjit, do të jenë në varësi të pushtetit vendor, cka shihet një tendencë për kapjen e rinisë për të mos i dhënë të drejtën për tu organizuar”, u shpreh Klaudio Pulaha.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508