INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Prefektja e Tiranës: Sfida e radhës, kostituimi i bashkisë Vorë e Kamëz [VIDEO]

KafeIN/Prefektja e Tiranës: Sfida e radhës, kostituimi i bashkisë Vorë e Kamëz [VIDEO]

Publikuar më: 14:33 31-07-2019

Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari, gjatë një interviste telefonike me moderatorin Flavio Qarri, u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë njohur ndërkombëtarisht si dhe në Kolegjin Zgjedhor duke i hapur rrugën kostitucionalizimit të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të rinj të saj.
"Këto mandatohen përmes një procedure ligjore dhe dje kostitutuam këshillat bashkiakë në bashkinë e Rrogozhinës, Kavajës dhe Tiranës.
Në Rrogozhinë situata ishte perfekte, kryetari i vjetër i dorëzoi detyrën kryetarit të ri fitues në zgjedhjet e 30 qershorit. Ne bëmë mbledhjen e parë të këshillit të ri bashkiak. Ndërkohë në Kavajë n kryebashkiaku ezkistues refuzoi të dorëzojë postin ndaj për këtë arsye ne e zhvilluam mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në ambientet e prefekturës", tha znj.Jahollari.
Prefektja e Tiranës tha se sfida e radhës është bashkia e Vorës dhe Kamzës të cilat drejtohen nga kryetarë të forcës së djathtë, PD.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443