INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ProCredit Bank sjell risi, Belma Lushi: Çfarë është direct banking dhe depozita 2-vjeçare [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 02-08-2019

ProCredit Bank, një bankë me 100 përqind aksionerë gjermanë, vjen më pranë qytetarëve duke lehtësuar shërbimet e saj. 

E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, zv/drejtorja e Departamentit të klientëve privatë pranë ProCredit Bank, Belma Lushi, tha se këto shërbime synojnë të reduktojnë sa më shumë kohën fizike që i duhet klientit për të marrë shërbimet në bankë. 

“Shërbimi që ofrojmë tani lehtëson transaksionet apo transfertat bankare përmes kanaleve dixhitale, mjafton të kesh internet dhe një llogari në bankën ProCredit. 

Një gamë e gjerë shërbimesh mund të kryhen 24/7, madje dhe pa shkuar fare në bankë. 

“Dëshiron të depozitosh para? Ti shkon pranë Zonave 24/7 të bankës ProCredit, ku nuk ka personel por makineri që të bëjnë të mundur transaksionin, pra në bankomate”, u shpreh znj. Lushi. 

Zv/drejtorja e Departamentit të klientëve privatë pranë ProCredit Bank Belma Lushi, tha se seti i ri i shërbimeve i nevojitet sidomos klientëve individë, që nuk kanë kohë për të qëndruar në radhë në banka. 

“Ky set përmban një llogari rrjedhëse, ose siç quhet ndryshe llogaria DIREKTE, llogari kursimi në të cilën jo vetëm ti kursen para dhe përfiton interes, i cili kreditohet në llogarinë tuaj rrjedhëse automatikisht. Gjithashtu pjesë e ProCredit Direct janë edhe Karta flex si dhe platformat digjitale e-banking dhe m-bankig. 

Nëse do të bësh tërheqje me kartën e bankës ProCredit nga bankomate të bankave të tjera të nivelit të dytë në territorin e Shqipërisë, ne ofrojmë 0 kosto financiare për 3 tërheqje parash në muaj. 

Kjo ofertë është pjesë e setit të ri të shërbimeve që ofrojmë”, tha përfaqësuesja e ProCredit Bank. 

Në bankën ProCredit ti paguan një kosto fikse mujore që përfshin përdorimin e të gjithë shërbimeve që përfshin ProCredit Direct, ndërsa komisionet bankare për tërheqjet në bankomatet e bankave të tjera i merr përsipër banka jonë”, u shpreh Belma Lushi.

Përfaqësuesja e ProCredit Bank, tha se aktualisht banka ka nisur një fushatë për depozitën 2-vjeçare e cila ka një interes mjaft konkurrues, 2% në vit për monedhën Lek. 

“Risia që ka kjo depozitë ndryshe nga depozitat e tjera është se interesi i përfituar mund të tërhiqet nga klienti çdo muaj, pa pritur fundin e 2-vjeçarit”, u shpreh Znj. Belma Lushi.

 Ajo ka shpjeguar se për të përfituar nga shërbimet e reja të ProCredit, duhet të hapet llogaria DIREKTE dhe automatikisht përfitohet gjithë seti i ri i shërbimeve. 

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0041260719299316