INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Progresraporti i KE, Enton Abilekaj: Nuk ka vend për eufori, testohemi në shtator [VIDEO]

KafeIN/Progresraporti i KE, Enton Abilekaj: Nuk ka vend për eufori, testohemi në shtator [VIDEO]

Publikuar më: 09:39 30-05-2019

Rekomandimi pa kushte që Komisioni Evropian i dha Shqipërisë pas diskutimit të Progresraportit për gazetarin Enton Abilekaj është i njëjti lajm si një vit më parë por duhet të presim shtatorin për të marrë lajmin e gëzuar të hapjes së negociatave me BE.
I ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Abilekaj tha se në qoftëse nuk do të përdorej për fushatë lajmi i vjetshëm për rekomandimin pa kushte, mund të quhej hap i madh dhe pozitiv, vendimi i vjetshëm.
“KE bëri një rreng. Duke mos pasur koncensusin e vendeve anëtare vendosi të bëjë ashtu sic e mendon ai, pa pasur nevojën për një votë.
KE pritet të mos e miratojë në qershor por do hapen në vjeshtë negociatat. Por procesi i pranimit zgjat 10 vite”, tha Abilekaj.
Sa i takon protestave të organizuara nga opozita, gazetari Enton Abilekaj tha se janë shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes së Ramës.
I pyetur për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Abilekaj tha se do të ketë votime por jo zgjedhje.
Ndërsa PD sipas tij nuk ka asnjë arsye të prishë kutitë e votimit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711