INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Projekt i ri në shëndetësi, “Teledoc” konsulta online 24 orë me mjekun [VIDEO]

KafeIN/Projekt i ri në shëndetësi, “Teledoc” konsulta online 24 orë me mjekun [VIDEO]

Publikuar më: 12:26 05-07-2019

Mjekja e përgjithshme Diana Hysi në një intervistë në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri tha se mjekësia online tashmë nuk është një propozim por një realitet. Mjekja Hysi, tha se mjafton aksesi në internet për tu konsultuar me mjekun e familjes apo specialistit dhe këtë do ta bëjë të mundur TELEDOC, projekti për mjekësinë online që pritet të zbatohet shumë shpejt në Shqipëri. “Aplikacioni “Teledoc” i jep mundësinë të flasësh me telefon ose në kamer ku ti merr informacionin e saktë përmes mjekut që punon në sistemin shëndetësor, në spitale apo qendra shëndetësore. Secili mjek që do të kontaktojë me pacientin do të prezantohet dhe do të ketë gjurmë online për cdo konsultë që do të japë përmes aplikacionit “Teledoc””, tha mjekja e familjes Diana Hysi. Mjekja ka shpejguar se në linjë do të jenë shumë mjekë që do të ofrojnë asistencë për cdo pacient që do t’i drejtohet “Teledoc”. “Sigurisht që është një shërbim që kushton por me 39 mijë lekë të vjetra në një vit ti ke mundësi që gjatë gjithë vitit të kërkosh konsultë mjekësore në 24 orët e ditës”, tha mjekja e familjes Diana Hysi. Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049