Gentian Gjonaj njihet si protagonist i protestave të opozitës. Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se protesta e 11 majit është një sinjal për të treguar se kështu do të jetë dhe më 30 qershor nëse mazhoranca nuk do të tërhiqet.
“Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe sic ka ndodhur deri më tani në këto zgjedhje, besoj se s’do të ndodhë. Nëse zhgënjehem nga lideri i opozitës do jem sërish në opozitë”, tha i riu që u bë i famshëm në protestat e opozitës të organizuara në Tiranë.
Sa i takon protestës së 13 majit, Gjonaj tha se sjellja e policisë në protestën e së shtunës më 11 maj ishte e tepruar.
“Policia na ka ndjekur nëpër rrugica, makinat me gaz lotsjellës i përndoqën qytetarët deri në rrugica larg kuvendit, sic është “Myslym Shyri”.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë