INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Puna e fëmijëve, Inspektoriati: Mbulojmë vetëm 5 % të terrenit, s’kemi inspektorë  [VIDEO]

KafeIN/Puna e fëmijëve, Inspektoriati: Mbulojmë vetëm 5 % të terrenit, s’kemi inspektorë [VIDEO]

Publikuar më: 13:02 16-04-2019

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka konstatuar 27 fëmijë të punësuar në tremujorin e parë të këtij viti.
Përgjegjësja e sektorit të shëndetit në punë Eda Brahimaj, në një intervistë ne “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se sektorët që punësojnë më së shumti janë fasoneritë dhe sektori i tregtisë, (baret, restorantet), ku janë konstatuar punësime në fasoneri të fëmijëve të moshës 16-17 vjeç.
Sipas znj. Brahimaj, sezoni turistik është periudha që numëron numrin më të madh të fëmijëve të punësuar.
Brahimaj sqaroi se moshat 14-16 vjeç që punojnë në bizneset familjare duhet të pajisen me leje nga Inspektoriati i Punës.
Por a krijohen kushtet për sigurimin e shëndetit dhe jetës së tyre?
Mungesa e inspektorëve për të mbuluar në mënyrë të plotë gjithë sektorin e ekonomisë për të vërtetuar nëse ka shkelje të kodit të punës apo punësimin informal të tyre, ka bërë që të mos kemi një panoramë të plotë të kësaj situate.
Këtë fakt e pohojnë dhe institucionet shtetërore përgjegjëse.

“Në Shqipëri ndodhen 98 inspektorë që monitorojnë në terrem 5 % të subjekteve të biznesit, ndërkohë numri i subjekteve që duhen monitoruar për zbatimin e legjislacionit është shumë herë më i madh.

Nga inspektimet e kryera nuk kemi konstatuar aksidente në punë të fëmijëve të punësuar”, tha zonja Brahimaj.


Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926