INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Punësimi i mjekëve të rinj, Mirela Cami: Të gjitha vendet vakante do të shpallen në portal [VIDEO]

KafeIN/Punësimi i mjekëve të rinj, Mirela Cami: Të gjitha vendet vakante do të shpallen në portal [VIDEO]

Publikuar më: 15:45 30-05-2019

Zv/drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve Shëndetësore Mirela Cami gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” tha se portali “Mjekë për Shqipërinë” që u lancua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, do të ofrojë mundësi punësimi për të gjithë mjekët e rinj të porsadiplonmuar.
“Portali ëëë.mjekepershqipërine.gov.al mundëson punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke pasur parasysh disa vlera që kanë të bëjnë me transparencën, meritën dhe profesionalizmin e mjekëve.
Në të mund të aplikojnë mjekë të rinj të përgjithshëm apo specialist të porsadiplomuar”, tha zv/drejtorja Cami.
Cami tha se para portalit, punësimi i mjekëve bëhej në spitalet përkatëse, kurse sot njoftimet do të jenë publike, transparente, në portal përmes formularëve të aplikimit online.
Sipas saj, Operatori i Shërbimeve Shëndetësore do të jetë institucioni i vetëm që do të menaxhojë punësimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615