Sot në KafeIN me Flavion ishte këngëtari i ri Reinaldo Gaçi. Ai erdhi të fliste për këngën e tij të re "Ku je", pjesmarrëse në Kënga Magjike.
Duke folur për pritjen e publikut ai shprehur rezervat e tij për komentet e anëtares së Jurisë së festivalit Orinda Huta.
Ajo e ka konsideruar këngën e Reinaldos jo në shijet e veta personale dhe mesa duket do kemi një debat që do të vazhdojë.
Nga ana tjetër ai foli për kalimin e tij në Tiranë nga Saranda dhe përshtatjen e tij këtu.
Reinaldo foli gjithashtu për angazhimin e tij plot 4 herë në javë në muzikë live.
Për më tepër, mos e humbisni intervistën plot humor në link-un e mëposhtëm: