INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Renis Gjoka rrëfen për projektet e tij... ''Çfarë mendon për The Voice Kids?'' Ja si përgjigjet ai

KafeIN/ Renis Gjoka rrëfen për projektet e tij... ''Çfarë mendon për The Voice Kids?'' Ja si përgjigjet ai

Publikuar më: 10:01 12-07-2018

Renis Gjoka është një ndër këngëtarët shqiptar më të preferuar nga publiku, padyshim këngët e tij rock dhe zëri i tij karakteristik i kanë krijuar një identitet artistik që e kanë vjeçar që në daljet e tij të para.

Ditën e sotme, Renisi me anë të një lidhje direkte u bë pjesë e misionit tuja të preferuar të mëngjesit KafeIN, ku tregoi për planet e tij dhe projektet e tij muzikore, por jo vetëm. Gjithashtu këngëtari ndau edhe disa informacione nga jeta e tij private të cilat nuk i dinim më parë.

Renisi u shpreh se së shpejti do të vijë më disa projekte të reja muzikore, rock ose hard rock. Ai gjithashtu u shpreh se publiku e do rock-un madje e kanë përqafuar që para shumë kohësh... sidomos kur është muzikë e mirë.

I vetmi problem sipas Renisit është se mediat kryesore nuk e shfaqin këtë rrymë për publikun, ndaj ka ngelur pak në hije, gjithsesi këngëtari është besim plotë se rock-u i tij do të pëlqehet shumë nga publiku, sepse mbi të gjitha është muzikë e mirë.

Renisi bashkë me xhaxhain e tij Aleksandër Gjokën kanë qenë pjesë e “The Voice Kid” ku kanë dhënë gjykimin e tyre të vyer për të gjithë fëmijët.

Padyshim kjo pjesë nuk mund të kalonte pa u pyetur nga moderatori i emisionit, Flavio, i cili e pyeti rockerin për kohën e kaluar në atë spektakël, pasi së fundmi kanë dalë një serë thashethemesh.

Renisi u shpreh se ka qenë një eksperience e paharrueshme për të, më e bukura tani për tani. Sipas tij gjithça ishte në lartësinë e duhur duke filluar që nga stafi fantastik, fëmijët fantastik dhe marrëdhënia e mirë që ka pasur më çdokënd aty.

Gjithashtu Renisi foli edhe për planet e verës, mesa duket ka një axhendë goxha të ngarkuar, deri më tani ka realizuar 5 koncerte dhe sipas tij pritet të realizojë edhe 15 të tjera.

Ndërsa i pyetur nga Flavio sesi është jë jetosh me një rockerët, Renisi u shpreh se është jetë fantastike.

Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223