INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Riciklimi i mbetjeve, Lavdosh Feruni: Procesi në regres, mungon menaxhimi [VIDEO]

KafeIN/Riciklimi i mbetjeve, Lavdosh Feruni: Procesi në regres, mungon menaxhimi [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 19-04-2019

Për ambientalistët ligji për menaxhimin e mbetjeve ka probleme me zbatimin e tij.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, ambientalisti Lavdosh Feruni tha se mund të quhet regres situata aktuale në vend, pasi plehrat brenda vendit po digjen përmes inceneratorëve duke i hapur rrugën importit të mbetjeve.
“Ndarja në burim e mbetjeve nuk po funksionon. Sipas ligjit për menaxhimin e mbetjeve kjom është hallka e parë për biznesin e riciklimit por nuk po ndodh kjo.
Biznesi i riciklimit me të drejtë ankohet se mbetjet brenda vendit janë të kontaminuara pasi sot hidhen në një konteniere të gjitha mbeturinat”, tha ambientalisti i njohur Lavdosh Feruni.
Sipas tij, aktualisht ë gjitha mbetjet brenda vendit po kërkohet të digjen përmes inceneratorit, por problemi i këtij investimi është se nuk po funksionojnë sic është rasti i inceneratorit të Elbasanit që nuk po punon prej 2 vitesh.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666