INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/“Rrena rrena”, Greta Zani: Kënga me mesazh, e këndoj dhe në dasma [VIDEO]

KafeIN/“Rrena rrena”, Greta Zani: Kënga me mesazh, e këndoj dhe në dasma [VIDEO]

Publikuar më: 13:18 17-07-2019

Këngëtarja Greta Zani ka tejkaluar repertorin e saj me të cilin njihet tek artdashësit e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme.
Në treg sapo është lancuar kënga e saj e re “Rrena rrena” për të cilën ka folur në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri.
Greta tha se kënga e saj ka një mesazh që shigjeton gënjeshtarët e mashtruesit dhe kushdo që e dëgjon e kupton.
“Nuk është këngë dasmash për të cilat më njohin më shumë simpatizantët e këngës popullore. Por unë e ndjeva se duhet ta kisha një këngë me një temë të tillë. Në momentin e parë e shohin si tekst humoristik, por kush është mendjehapur e kupton se çfarë kam dashur të them përmes tekstit”, tha këngëtarja Greta Zani.
E pyetur për trendin e preferencave të muzikës, Greta tha se shqiptarët e duan muzikën popullore dhe këngët e trevave të ndryshme këndohen gjithandej.
“Edhe në Tiranë kërcehet pogonishtja. Sot po dëgjojmë të këndohen këngë të ndryshme në dasma. Ne jemi vend ballkanik dhe e duam muzikën popullore”,tha këngëtarja e njohur Greta Zani.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443